Sport

Unitedi po kërkon zëvendësuesin e Pogbas

Descriptive Text

Manchester Unitedi është në kërkim të një mesfushori, i cili do ta zëvendësojë francezin Paul Pogba. “Daily Mirror” ka njoftuar të hënën se Unitedi tashmë ka bërë një listë të lojtarëve që shihen si pasardhës të Pogbas pasi francezi është i vendosur të largohet nga “Old Traffordi” në fund të këtij sezoni.

Bëhet e ditur se Unitedi po monitoron Declan Ricen, Ëilfred Ndidin e Saul Niguezin. Rise 22-vjeçar këtë edicion ka qenë njëri prej lojtarëve kryesor te West Hami dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro. Ndidi 26-vjeçar është pjesë e Leicesterit dhe vlerësohet mbi 50 milionë euro ndërsa Niguez pritet që këtë verë të nxirret në shitje nga Atletico Madridi që për 26-vjeçarin po kërkon rreth 40 milionë euro. Pogbaka kontratë me Unitedin deri vitin tjetër.