Sport

Rahoveci mposht Yllin në Suharekë 68:65

Descriptive Text

KB Rahoveci ka fituar ndeshjen e katërt të playofit në të dielën në Suharekë ndaj Golden Eagel Yllit me rezultatin 68:65

Finalisti i këtij takimi do të përcaktohet të martën në palestrën “Mizair Isma”.

Takimi ishte i dominuar nga Rahoveci që pjesën më të madhe të ndeshjes kishte epërsi dyshifrore.

Fundi ishte interesant me vendasit që arritën të ngushtonin rezultatin në vetëm tri pikë 68:65.

Në fund të ndeshjes Erjon Kastrati dështoi në tentimin për tri pikë për tu mbyllur ndeshja 68:65 në favor të Rahovecit.

Lojtari më i dalluar te Rahoveci ishte Ed Daniel me 23 pikë ë 19 kërcime. Te Ylli u veçua Gëzim Morina me 15 pikë e 13 kërcime.