Sport

Arsenali kthehet te fitorja në Premier League

Arsenali është kthyer te fitorja në Premier League. “Topçinjtë” të dielën në udhëtim kanë mposhtur Newcastel Unitedin me rezultatin 2:0.

Në të dy pjesët u shënua nga një gol. Në pjesën e parë Mohamed Elneny realizo në minutën e gjashtë për 1:0.

Në pjesën e dytë londinezët gjetën golin në minutën e 66-të me Pierre-Emerick Aubameyang për 2:0.

Në këtë ndeshje titullar ishte mesfushori Granit Xhaka.