Sport

Xhudo, Zekaj e kalon pengesën e parë në Zagreb

Shpat Zekaj ka kaluar pengesën e parë në “European Open” në xhudo që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Zekaj në raundin e parë triumfoi ndaj Matej Silvestr të Çekisë. Silvestr mori tri dënime.

Zekaj në raundin e dytë të kategorisë deri 100 kilogramë do të përballet me zviceranin Daniel Eich. Për Kosovën sot garon edhe Arbër Kullashi në kategorinë deri 81 kilogramë.