Sport

Milani kthehet te fitorja

Pas dy humbjeve radhazi, Milan e ka rigjetur rrugën e fitores në Serie A, duke e mposhtur Beneventon me rezultat 2:0.

Hakan Calhanoglu në minutën e 6-të dhe Theo Hernandez në minutën e 60-të i siguruan tre pikë skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli.

Kjo fitore e kthen Milanin në pozitën e dyë me 69 pikë, megjithatë rivalët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Benevento vijon të luftojë për mbijetesë, teksa renditet në pozitën e 18-të me 31 pikë.