Sport

Baseli mposht St. Gallenin

Descriptive Text

Baseli e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën e St. Gallen, në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën zvicerane.

Goli vendimtar u shënua në minutën e 68-të nga Arthur.

Këtë ndeshje për Baselin luajtën minuta të plota Amir Abrashi e Pajtimi Kasami, ndërsa Edon Zhegrova u inkuadrua nga minuta e 80-të. Për mysafirët për 89 minuta luajti edhe mbrojtësi Betim Fazliji.

Baseli mbetet në vendin e dytë me 47 pikë, kurse St. Galen me 37 pikë mban vendin e shtatë.