Sport

Fitore të rëndësishme për Renovën dhe Strugën

Descriptive Text

Renova ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garë për mbetje në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Skuadra shqiptare nga Tetova, të shtunën në kuadër të javës së 31-të, fitoi 3:1 ndaj Belasicas. Alen Jasharoski shënoi të tre golat.

Dy xhiro para fundit, Renova është e nënta me 35 pikë, sa i ka edhe Akademia Pandev në vend të dhjetë. Ndërkohë Vardari i njohur, është i parafundit (11) me 31 pikë, kurse Belasica e fundit me 17 pikë. Pozitat nëntë e dhjetë dërgojnë në plejaut, ndërsa dy të fundit në kategorinë e dytë.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Struga. Struga në udhëtim mposhti Shkëndijën e Tetovës, me shifrat 2:0. Shkëndija javën e kaluar ka siguruar titullin, ndërsa Struga është në garë për vendin e tretë që dërgon në Evropë. Aktualisht është e katërta me 51 pikë, një më pak se Makedonia GP që mban vendin e tretë. Shkëndija udhëheq me 71 pikë kurse Shkupi është i dyti me 57 pikë.

Shkupi të shtunën mori vetëm barazim pa gola ndaj Makedonia GP.