Sport

Pogba luajti agjërueshëm ndaj Romës

Mesfushori i Manchester Unitedit, francezi Paul Pogba, ka luajtur agjërueshëm në ndeshjen kundër Romës të enjten mbrëma, në kuadër të gjysmëfinales të Ligës së Evropës, kanë raportuar mediumet britanike.

Pogba ishte ndër më të dalluarit në fushë dhe më i merituari për fitoren e thellë të Manchester Unitedit me rezultatin 6:2.

“Paul Pogba luajti agjërueshëm tërë ndeshjen kundër Romës. Ai pas përfundimit të ndeshjes mori diçka për të ngrënë shpejt dhe u paraqit në konferencën për shtyp para gazetarëve”, ka shkruar GiveMeSport të premten.

Në konferencën për shtyp, Pogba ka thënë se përkundër epërsisë së thellë në ndeshjen e parë, Unitedi do të udhëtojë javën tjetër në Romë për të fituar dhe konfirmuar kualifikimin në finalen e Ligës së Evropës.