Sport

Lazio rivalizon Romën dhe Sevillan për Shaqirin

Drejtuesit e skuuadrës së Lazios janë duke i rivalizuar ata të Romës dhe Sevillas për sulmuesin e krahut, kosovarin Xherdan Shaqirin. Kështu ka raportuar sajti italian i afërt me skuadrën nga Roma, “La Lazio Siamo Noi”.

Liverpooli verën e vitit të kaluar u kërkoi 25 milionë euro skuadrave të interesuara për ta blerë Shaqirin, ndërsa verën e këtij viti çmimi pritet të jetë më i ulët.

Shaqiri këtë edicion në 13 ndeshje në Premier League ka luajtur 520 minuta, por vetëm një herë ka luajtur 90 minuta.

Ai gjatë kësaj periudhe ka asistuar dy herë. S

haqiri 29-vjeçar ka kontratë deri në qershor të vitit 2023, ndërsa Liverpoolit iu bashkua në verën e vitit 2018.