Sport

Ronaldo mendon largimin nga Juventusi

Ylli portugez Cristiano Ronaldo mendon largimin nga Juventusi, shkruan të enjten gazeta zvicerane “Blick”.

Largimi nga Juventusi lidhet me dështimin në Ligën e Kampionëve. Futbollisti pesë herë më i miri në botë është duke kaluar krizë personale. Ai nuk ka shënuar asnjë gol në 20 ditë.

Nëse Ronaldo ka vendosur të largohet nga “Zonja e Vjetër”, lajmi sipas gazetës zvicerane do të bëhet i ditur më 9 maj.

Po ashtu është njoftuar se për Ronaldon interesim kanë shprehur dy skuadrat e mëdha, ajo anglze Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Portugezi ka luajtur në të kaluarën për Unitedin. Me Juven, ylli i Portugalisë ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.