Sport

Dortmundi favorit për të kaluar në finale të Kupës

Borussia Dortmundi është favorit absolut për ta mposhtur Holstein Kielin e rangut të dytë të futbollit gjerman.

Me fitore të mundshme, do të kalonte në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Sulmuesi Erling Haaland është duke kaluar një tjetër sezon të shkëlqyer. Ka shënuar 37 gola në të gjitha garat sivjet.

Fitorja e mundshme e Dortmundit do ta vinte atë përballë fituesit të gjysmëfinales tjetër ndërmjet Werder Bremenit të Milot Rashicës dhe Leipzigut.

Werderi dhe Leipzigu luajnë të premten në orën 20:30, ndërsa Dortmundi dhe Holstein Kiel ballafaqohen të shtunën në po të njëjtën orë.

“Verdhezinjtë” e synojnë Kupën e parë të Gjermanisë që prej edicionit 2016/17.