Sport

Shitja e Pogbas mund t’i sjellë telashe Juventusit

Descriptive Text

FIFA do të vazhdojë hetimin në lidhje me transferimin e Paul Pogba, nga Juventus te Manchester United.

Por, hetimi do të vazhdojë vetëm për bardhezinjtë, pasi “Djajtë e Kuq", janë cilësuar si të pafajshëm në këtë histori, transmeton TCH.

Hetimi lidhet me komisionet e larta të përfituara nga menaxheri i francezit, Mino Raiola.

Nëse do të verifikohet implikimi i bardhezinjve në këtë parregullsi, atëherë ai rrezikon bllokimin në afatin kalimtar për sezonin e ardhshëm.