Sport

Hazard: Duhet të fitojmë në Londër

Descriptive Text

Mesfushori i Real Madridit, Eden Hazard ka thënë se në ndeshjen ndaj Chelseat ka mundur të jetë më keq e po ashtu më mirë.

Real Madridi barazoi 1:1 me Chelsean në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championsit.

“Ka mundur të jetë më keq apo edhe më mirë. E kemi ndeshjen e dytë për ta luajtur atje. Duhet të shkojmë në Londër dhe të mundohemi të fitojmë”, ka thënë Hazard.

Hazard shpreson që personalisht të ketë ditë më të mira te Madridi. Për shkak të lëndimeve ai ka luajtur pak deri më tani.

“Dua të shkoj hap pas hapi. Natyrisht, dua të luaj, dua të jem në fushë. Por në ndeshjen e fundit kam luajtur 15 minuta e sonte pak më shumë. Dua të kem disa ndeshje të mira deri në fund të edicionit. Dua vetëm të jem gati për to. Gjendja ime është më e mirë, trupi im është më mirë. Jam i lumtur që mund të luaj sërish”, ka thënë belgu.