Sport

Azpilicueta: Është dashur të shënojmë gola të tjerë

Foto: Reuters

Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta ka vlerësuar barazimin në Madrid.

“Kemi filluar shumë mirë. Kemi luajtur mirë në 20-25 minutat e parë, kemi shënuar golin dhe kemi mundur të shënojmë sërish. Vendasit u kthyen pas një ndërprerje. E kemi ditur se do të jetë vështirë. Ishte vetëm pjesa e parë dhe tani luajmë sërish të mërkurën e ardhshme. Kemi nisur me kurajë, e kemi ditur se duhet të luajmë në nivelin tonë më të mirë. Na ka munguar pasimi i fundit. Në përgjithësi jemi paraqitur mirë”, ka thënë Azpilicueta.

Ai ka folur edhe për golin e Pulisic.

“Ishte një finish shumë i mirë. Ai është lojtar i shkëlqyeshëm, është i ri, po rritet e po përmirësohet. Jam shumë i lumtur për golin e tij pasi është lojtar i rëndësishëm për ekipin”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.