Sport

Edhe Interi në garë për Agueron

Pas Juventusit e Barcelonës, edhe skuadra e Interit është futur në garë për transferimin e sulmuesit argjentinas Sergio Aguero, ka njoftuar të martën sajti italian “Calciomercato”.

Thuhet se te Interi po e shohin Agueron si përforcim të madh për sezonin e ardhshëm dhe pritet së shpejti t’i bëjnë ofertë zyrtare. Sulmuesi 32-vjeçar pas përfundimit të sezonit aktual do të jetë futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me skuadrën e Manchester Cityt. Aguero ende nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën por tashmë është kontaktuar nga Juventusi e Barcelona, ekipe që i kanë ofruar kontrata dyvjeçare.

Edhe Interi është i gatshëm t’i bëjë një ofertë të tillë Agueros, i cili këtë sezon ka pasur telashe me lëndimet dhe ka shënuar vetëm tri gola në 15 ndeshje me fanellën e Cityt.