Sport

Hammarby i del në mbrojtje Selmanit

Descriptive Text

Sulmuesi kosovar Astrit Selmani në janar të këtij viti iu bashkua Hammarbyt. Pritjet ishin të mëdha, por Selmani nuk ka shënuar asnjë gol në tri ndeshjet e para të sezonit aktual në Allsvenskan. Niveli i 15 golave të sezonit të kaluar prej tij tani duket i largët, shkruan “footballdirekt.se”. Por, është drejtori sportiv i Hammarbyt, Jesper Jansson që shprehet i habitur se si kritikohet Selmani për vetëm tri ndeshje.

“Nuk e kemi parë të nevojshme të flasim vetëm me Astritin, ne flasim me gjithë lojtarët gjatë gjithë kohës. Për ne që e shohim çdo ditë në grup, na mjafton të kemi një vlerësim. Kur e gjithë skuadra të hyjë në seri të mirë, golat nga Astriti nuk do të mungojnë. Këtë e them pa dyshim, pra pa dyshim. Ai është një lojtar i që i jep shumë grupit, pavarëisht shënon apo jo. Duhet ta kuptoni këtë”, ka thënë drejtori Jansson për “footballdirekt.se”.

Selmani iu bashkua Hammarbyt në janar të këtij viti pas shpërthimit te Varbergsi vitin e kaluar. 24-vjeçari që ka vendosur t’i bashkohet Kosovës, në tri ndeshje në “Allsvenskan” ka kontribuar me një asistim, ndërsa në gjashtë gola të Kupës së Suedisë, ka shënuar një gol dhe ka asistuar katër të tjerë. Me Hammarbyn ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2024.