Sport

Chelsea 100 milionë funte për dy mbrojtësit e Juventusit

Antonio Conte ka kërkuar nga Chelsea që të bëjë të pamundurën për të siguruar shërbimet e dy mbrojtësve të Juventusit, Alex Sandros dhe Leonardo Bonuccit, transmeton Koha.net.

Goal raporton se Chelsea ka gati 100 milionë funte (rreth 113 milionë euro) për të siguruar shërbimet e tyre.

Për 26 vjeçarin, Sandro, Chelsea do të rrisë ofertën nga 55.2 në 58 milionë funte (rreth 65 milionë euro) dhe tashmë i kanë thënë lojtarit se do t’i japin pagë më të lartë nëse pajtohet që të transferohet në Stamford Bridge.

Megjithatë Juventusi do të bëjë maksimumin për ta mbajtur larg nga dyshja e mbrojtjes së saj kampionin e Premier Ligës, dhe për këtë kanë gati kontratën e re për 26 vjeçarin deri më 2022 me rritje page.

Kurse me Bonuccin puna qëndron më ndryshe, pasi Juventusi është i hapur për shitjen e tij për një çmim të volitshëm.