Sport

Penza mposht Bashkimin, barazon serinë finale

Skuadra e Penzës ka triumfuar ndaj Bashkimit në ndeshjen e katërt finale të plejofit në Superligën e femrave në basketboll.

Penza e mposhti të hënën në Pejë, skuadrën e Bashkimit me rezultatin 72:58.

Me këtë fitore, Penza ka barazuar serinë finale në 2:2 pas katër ndeshjeve të luajtura dhe skuadra kampione do të vendoset në duelin e pestë që luhet në Prizren të enjten mbrëma. Skuadra që shënon tri fitore, do të shpallet kampione e këtij sezoni.

Gabrielle Cooper me 23 pikë të shënuara ka udhëhequr Penzën drejt fitores derisa me lojë të mirë u veçuan edhe Valbona Bytyqi (18) e Arbnore Perquku (14).

Te Bashkimi, më efikasja ishte Aisha Balarabe me 14 pikë derisa Irma Konjusha e Saranda Daci shënuan nga 12 pikë për kokë, që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.