Sport

Mourinho mund të kthehet në Serie A, tek Interi

Trajneri portugez Jose Mourinho ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të punojë në Serie A, ka raportuar të hënën sajti italian “Calciomercato”. Thuhet se Mourinho mund të kthehet te skuadra e Interit, të cilën në vitin 2010 e udhëhoqi drejt “tripletës”.

Bëhet e ditur se Mourinho ka shprehur gatishmërinë për ta marrë drejtimin e Interit pas përfundimit të këtij sezoni. Portugezi në këtë post do ta zëvendësonte italianin Antonio Conte, i cili mund të largohet në verë për shkak të raporteve të këtij me Bordin e klubit. Mourinho, aktualisht është i papunë pasi javën e shkuar u shkarkua nga Tottenhami për shkak të rezultateve të dobëta derisa Conte po e udhëheqë Interin drejt titullit te kampionit në Serie A.