Sport

Hashani: Futbollistët kanë frikë, u mungon përkrahja

Descriptive Text

Trajneri i futbollit, Erdin Hashani, e ka përgëzuar për guximin që e ka pasur në të kaluarën, ish-portieri Granit Kolshi.

Hashani në emisionin Sporti Total në Kohavision, ka thënë se futbollistët kanë frikë të japin informata e dëshmi për ndeshje të dyshuara për kurdisje.

“Zakonisht, gjithmonë në fundin e kampionatit diskutohet shumë. Në shumicën e rasteve, kanë dalë. Sikur Kolshi ka pak futbollistë. Kolshi ka rrezikuar shumë pasi nuk e kanë marrë as ekipet tjera. Kolshi është për t’ia hequr kapelën. Presidentët e klubeve janë të lidhur shumë mes vete, dhe futbollistëve mund t’u shkatërrohet karriera. Në këto raste, Federata e Futbollit e Kosovës duhet t’i përkrahë më së shumti. Në këso raste, Federata e para duhet t’i përkrahë lojtarët, pastaj prokuroria. Nëse Federata nuk i përkrah, gjithë futbollistët ndalen. Te ne gjithmonë hetimet vazhdojmë, nuk e kemi asnjë rast. Çfarë ka shkuar dje e çka na pret nesër? Ka shumë investitorë që japin miliona por i humbin. Humb edhe futbolli. Nuk ka frikë”, ka thënë Hashani të dielën në Sportin Total.