Sport

Ajaxi vetëm një pikë larg sigurimit të titullit matematikisht

Dy gola të shënuar nga Davy Klaassen në pjesën e dytë, i dhanë fitoren Ajaxit 2:0 përballë AZ Alkmaarit të dielën në kuadër të xhiros së 30-të në Eredivisien e Holandës.

7500 tifozë u lejuan të hyjnë në “Johan Cruyff Arena”, në ditëlindje ne 74-rt të legjendës së Ajaxit dhe Holandës.

AZ Alkmaari bashkë me PSV-në po luftojnë për vendin e dytë që do të siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë pati shumë raste për shënim, por golat u shënuan në pjesën e dytë.

Megjithatë, Ajaxi e zhbllokoi sfidën në minutën e 66-të me golin që e shënoi Kaassen.

Golin e dytë e shënoi në minutën e fundit.

Ajaxi tani ka 76 pikë nga 30 ndeshje, 12 më shumë se PSV-ja kur kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar.

Ka goldallim dukshëm më të mirë se PSV-ja e vendit të dytë. Por, matematikisht, Ajaxit i duhet edhe një pikë për ta siguruar titullin.

Ndeshjen e radhës e luan në shtëpi kundër FC Emmenit më 2 maj.