Sport

Atletico interesohet për Azpilicuetan

Foto: Reuters

Atletico Madridi është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Cesar Azpilicueta, raporton “El Gol Digital”.

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, është adhurues i 31-vjeçarit, që është në vitin e tij të fundit të kontratës me Chelsean.

Chelsea ende nuk i ka ofruar Azpilicuetas kontratë të re, dhe Atletico synon ta shfrytëzojë këtë dhe ta transferojë spanjollin.