Sport

Ylli kalon në gjysmëfinale, eliminon Bashkimin

Golden Eagle Ylli është skuadra e fundit që është kualifikuar në gjysmëfinalen të plejofit të Superligës së Kosovës në baskeboll.

Në ndeshjen e tretë çerekfinale të luajtur të premten në Suharekë, Ylli triumfi ndaj Bashkimit me rezultatin 97:79.

Me këtë fitore, Ylli ka avancuar gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 2:1 në serinë çerekfinale ndaj Bashkimit.

Në gjysmëfinale, Ylli do të përballet me Rahovecin, ekip që doli nënkampion i pjesës së rregullt.

Elyjah Clark me 36 pikë ishte më efikasi te Ylli, i përcjellë nga LG Gill (16) e Erjon Kastrati (15).

Te Bashkimi, Obinna Oleka pati 24 pikë e 13 kërcime kurse me lojë të mirë u dalluan edhe Milosh Latkoviq (19) e Musab Mala (17) por që nuk i shpëtuan prizrenasit nga eliminimi.