Sport

Anis Mehmeti asiston në fitoren e Wycombes

Anis Mehmeti hyri në lojë në minutën e 58-të.

Pak minuta iu deshën në lojë për të asistuar në golin e barazimit të skuadrës së Wycombe.

Wycombe të mërkurën e fitoi duelin kundër Bristol Cityt në “Championshipin” e Anglisë, rangun e dytë të futbollit anglez. 2:1 përfundoi takimi në të mirë të Wycombes në kuadër të xhiros së 43-të.

Vizitorët kaluan të parët në avantazh nëpërmjet Tyreeq Bakinson në minutën e 28-të.

Mehmeti asistoi në minutën e 65-të për sulmuesin Uche Ikpeazu, ndërsa golin e fitores për vendësit e realizoi Adebayo Akinfenëa në minutën e tretë të kohës shtesë nga 11-të metërshi. Për Mehmetin që ka tri gola të shënuar në këtë kampionat, ishte asistimi i parë në edicionin aktual.

Wycombe është në vendin e fundit me 37 pikë.