Sport

Berisha mund të transferohet te Trabzonspori

Descriptive Text

Sulmuesi kosovar Veton Berisha ka gjasa të mëdha që edicionin tjetër të luajë në Superligën e Turqisë.

Mediumet turke kanë raportuar të mërkurën se interesim për transferimin e Berishës, ka shprehur skuadra e Trabzonsporit. Në fakt, thuhet se Berishën e ka propozuar te krerët e Trabzonsporit, sulmuesi norvegjez Alexander Sorloth.

Ky i fundit, edicionin e shkuar ishte i huazuar te Trabzonspori përpara se të transferohet te Leipzigu para fillimit të këtij sezoni. Mësohet se Berisha po shihet si përforcim i duhur për sulmin te skuadra turke që është e gatshme të fillojë negociatat me Vikingun, ekip për të cilin luan 27-vjeçari. Berisha ka kontratë me Vikingun deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij, vlerësohet rreth një milionë euro. Edicioni i ri në elitën e futbollit të Norvegjisë do të fillojë muajin e shkuar kurse gjasat janë të mëdha që Berisha në verë t’i bashkohet Trabzonsporit. Ai te Vikingu është transferuar në janar të vitit të shkuar nga Branni kurse karrierë ka bërë edhe te Rapidi i Vjenës e Greuther Fuerthi. Berisha ka edhe pesë paraqitje e një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Norvegjisë.