Sport

Prishtina mposht Pejën, barazon serinë në plejof

Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën në ndeshjen e dytë çerekfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e luajtur të martën në Prishtinë, ka përfunduar me fitoren minimale 93:92 të skuadrës së Prishtinës.

Me këtë fitore, Prishtina e ka barazuar serinë e ndeshjeve çerekfinale në 1:1.

Skuadra që shënon fitore në ndeshjen e tretë, e që luhet të premten në Pejë, do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Amerikanët Nigel Johnson e Tevin Mack ishin më të dalluarit te Prishtina. Si Johnson ashtu edhe Mack ndeshjen e përfunduan me nga 26 pikë të shënuara për kokë.

Ndërkohë, te Peja më efikasi ishte qendra Brandon Walters me 26 pikë e 14 kërcime, i përcjellë nga AJ Walton me 23 pikë.