Mundësi më i mirë kosovar, Egzon Shala, ka humbur thellë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë.
Shala garoi të martën në stil të lirë, në kategorinë deri në 125 kilogramë. Ai humbi menjëherë në kualifikime. Pësoi 12:0 nga polaku Kamil Tomasz Kosciolek. Ishte humbja më e thellë në kualifikime, prej katër dueleve gjithsej.
Në kategorinë deri 125 kilogramë janë 12 garues gjithsej. Shala ka fituar normën olimpike për “Tokio 2020”.
Është mundësi i vetëm që përfaqëson Kosovën në Evropian. Para Evropianit është paraqitur në kampe të ndryshme të nivelit të lartë.
-
20 prill 2021 14:55
-
Shpërndaje në: