Mbrojtësi i krahut të djathtë, Hector Bellerin pritet të jetë përforcimi i parë i Paris Saint-Germainit gjatë afatit kalimtar të verës. Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Bellerin në parim ka arritur marrëveshje me ekipin francez, që tashmë ka nisur negociatat me Arsenalin për lirimin e tij.
Bellerin do të largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta. Ai ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro, dëmshpërblim të cilin është i gatshëm ta paguajë Parisi.
26-vjeçari këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime në 32 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat. Bellerin që ka edhe katër paraqitje për Spanjën, është pjesë e ekipit të parë të Arsenalit prej vitit 2014.
-
20 prill 2021 13:55
-
Shpërndaje në: