Sport

Mason, trajner i përkohshëm te Tottenhami

Ryan Mason është emëruar trajner i përkohshëm i Tottenhamit pas shkarkimit të Jose Mourinhos, ka njoftuar të martën ekipi anglez. Mason do të jetë në krye të Tottenhamit deri në fund të sezonit. Mason do të ketë edhe ndihmësit e tij, gjithashtu të përkohshëm. Ai do të asistohet nga Chris Poëell, Nigel Gibbs e Michel Vorm. Ledley King do të vazhdojë rolin e ndihmëstrajnerit të parë.

“Ne kemi besim të madh në këtë skuadër me lojtarë të talentuar. Kemi përpara një finale të kupës dhe gjashtë ndeshje të Premier Leagues dhe tani do t'i përqendrojmë të gjitha energjitë tona në arritjen e një fundi të fortë të sezonit”, ka thënë presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy.