Sport

Bashkimi e fiton ndeshjen dramatike kundër Yllit në Suharekë

Skuadra e basketbollit Bashkimi e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale si mysafir i Golden Eagle Yllit me rezultat 94:79.

Dueli i zhvilluar në Suharekë, ishte dramatik dhe u vendos vetëm pas vazhdimit prej 5 minutash, pasi koha e rregullt u mbyll 75:75.

Obina Oleka dhe Julian Hamadi ishin vendimtar në fitoren e ekipit nga Prizreni.

Oleka luajti me duble-duble, 30 pikë dhe 15 kërcime. Ndërkaq, Hamati u dallua me 12 pikë e 8 kërcime. Me lojë të mirë u veçua edhe Christian Lutete me 16 pikë.

Ndërkaq, tek Ylli më të mirët ishin, Gëzim Morina me 17 pikë e nëntë kërcime dhe Erjon Kastrati dhe LG Gill me nga 18 pikë secili.

Skuadra që shënon e para dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinale. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në mesjavë në palestrën “Seza Surroi” në Prizren.