Sport

Broja asiston në humbjen nga Ajaxi në finale të Kupes

Armando Broja ka asistuar në finalen e Kupës së Holandës. Të dielën, Ajaxi fitoi ndaj Vitesses në finalen e madhe, kurse Broja asistoi në golin e barazimit. Lois Openda e shënoi golin e vetëm të Vitesses në minutën e 30-të.

Sulmuesi i Shqipërisë e kompletoi ndeshjen. Golat për Ajaxin i shënuan Ryan Gravenberch në minutën e 23-të dhe David Neres në minutën e parë të shtesës.

Ajaxi e fitoi Kupën e 20-të të Holandës.