Sport

Valverde mungon në ndeshjen ndaj Getafes, ishte në kontakt me një person të infektuar me koronavirus

Federico Valverde do t’i mungojë Real Madridit në ndeshjen e sotme kundër Getafes, për shkak se ishte në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Real Madridi në faqen zyrtare ka njoftuar se Valverde është në izolim që nga dita e djeshme, pasi është rast kontakti. Vet uruguaiani ka rezultuar negativ në testet për koronavirus të cilave i është nënshtruar.