Sport

Interi pas sulmuesit të Romës

Descriptive Text

Interi është në kërkim të një sulmuesi. Mediat italiane kanë raportuar të shtunën se drejtuesit e klubit zikaltër kanë rikthyer interesimin për sulmuesin e Romës, Edin Xheko.

Sulmuesi boshnjak do të largohet nga kryeqytetasit në fund të këtij edicioni. Drejtuesit e klubit të Interit janë gati të dërgojnë një ofertë në drejtim të Romës për Xhekon.

35-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2022. Këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka bërë dy asistime.