Sport

Roma ngjitet në vendin e 14-të në ranglistën e UEFA-s

Roma është ngjitur në vendin e 14-të në ranglistën e UEFA-s pasi ka arritur në gjysëmfinalen e Ligës së Evropës. Në gjysmëfinale, italianët do të takohen me Manchester Unitedin.

Futbolli italian aktualisht ka pesë ekipe në 30 skuadrat më të mira, por vetëm 2 në krye.

Bayern Munichu mbetet ekipi më i fortë, pavarësisht se u eliminua nga PSG-ja këtë mesjavë, ndërsa Premier League dhe La Liga ka më së shumti përfaqësues në top 10-tëshe.

Anglia përfaqësohet me dy ekipe angleze në gjysmëfinale në të dyja garat evropiane, dhe mund të shohim finale angleze, njësoj si në edicionin 2018/19.