Sport

Drenica mposht Besën me golat e Ukës

Descriptive Text

Sulmuesi i krahut, Kreshnik Uka ka shënuar dy gola për t’ia siguruar fitoren skuadrës së Drenicës në duelin kundër Besës.

Ndeshja e luajtur të premten në Brestovik të Pejës në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll, përfundoi me shifrat 2:1 në të mirë të Drenicës.

Me këtë fitore, Drenica ngrihet në kuotën e 33 pikëve derisa Besa mbetet e fundit në tabelë me dhjetë pikë.

Në fakt, Besa kaloi në epërsi nëpërmjet Ardi Qorrit (25’) që shënoi nga gjuajtja e lirë por Drenica u kthye fuqishëm nëpërmjet Kreshnik Ukës. Uka fillimisht barazoi në minutën e 37-të kurse fitoren Drenicës ia siguroi në minutën e 58-të.

Pas përfundimit të ndeshjes u krijua një tollovi ku u përfshinë të futbollistët e dy ekipeve por që situata u qetësua pas ndërhyrjes së policisë.