Sport

Penza shokon Bashkimin, fiton ndeshjen e parë finale

Descriptive Text

Penza e Pejës ka bërë hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit të Kosovës në basketboll në konkurrencë të femrave.

Të enjten mbrëma në Prizren, Penza e mposhti Bashkimin me rezultatin bindës, 84:63. Penza e ka bërë dallimin në periudhën e parë dhe të fundit, për të shënuar fitoren me rezultat të lartë.

Amerikania Gabriele Cooper udhëhoqi Penzën me 32 pikë e 7 kërcime. Arbnore Përquku shtoi 18 pikë, dhjetë asistime e 9 kërcime. Bashkimit nuk i mjaftuan 27 pikët dhe 14 kërcimet e Saranda Dacit.

Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione. Ndeshja e dytë luhet në Pejë.