Sport

Chelsea ofron Emersonin për Sandron

Skuadra e Chelseat po kërkon transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, brazilianit Alex Sandro.

Te Chelsea po e shohin Sandron si përforcim të duhur për krahun e majtë dhe po përpiqen ta bindin Juventusin në lirimin e tij.

Në fakt, Chelsea është e gatshme të ofrojë shkëmbimin e Sandros me Emerson Palmierin, cili pëlqehet nga ekipi italian.

Krahas kësaj, londinezët do të ofronin edhe rreth dhjetë milionë euro dëmshpërblim. Sandro pritet të largohet nga Juventusi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

Këtë edicion ka dy asistime në 26 ndeshje kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Në anën tjetër, Emerson ka kontratë me Chelsean deri vitin tjetër dhe këtë edicion ka shënuar një gol në 14 ndeshje.

Kartoni i tij, vlerësohet rreth 15 milionë euro.