Sport

Mehmedi i gatshëm për Bayernin

Foto: AP

Sulmuesi Admir Mehmedi do të jetë në formacionin bazë të Wolfsburgut për ndeshjen kampionale kundër Bayern Munichut.

Mediumet gjermane kanë njoftuar të mërkurën se Mehmedi tashmë është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit pas një pauze prej dy javësh shkaku i lëndimit të këmbës.

Mehmedi i ka munguar Wolfsburgut në dy ndeshjen kampionale, fitoren ndaj Koelnit (1:0) dhe humbjen nga Eintracht Frankfurti (4:3). Dueli mes Wolfsburgut dhe Bayernit, zhvillohet të shtunën prej orës 15:30 në kuadër të xhiros 29 në Bundesligë.

Mehmedi këtë edicion ka dy asistime në 16 paraqitje në Bundesligë. Wolfsburgu ëshët i treti të tabelë me 54 pikë, 11 më pak se Bayerni që është lider.