Sport

De Rossi lirohet nga spitali

Daniele De Rossi, është liruar nga spitali të martën dhe shërimin do ta vazhdojë në shtëpi, raportojnë mediat në Itali.

Ish-kapiteni i Romës ishte shtruar në spital me 9 prill, pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar pas infektimit me koronavirus.

Bëhet e ditur se De Rossi i ka falënderuar stafin mjekësorë për kujdesin që kanë treguar ndaj tij. 37-vjeçari ishte infektuar me koroanvrus në fund të marsit kur ishte pjesë e stafit të përfaqësueses së Italisë në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.

De Rossi është ndihmëstrajner i Roberto Mancinit tek Italia.