Sport

Interi hyn në garë për sulmuesin e Manchester Unitedit

Descriptive Text

Interi është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Jesse Lingardin. Sulmuesi i Manchester Unitedit që është i huazuar te West Hami ,është duke kaluar formë fantastike te londinezët.

Në nëntë ndeshje të luajtura deri më tash sulmuesi anglez ka shënuar tetë gola.

Interi thuhet se është i gatshëm të dërgojë ofertë në drejtim të Unitedit për Lingardin. 28-vjeçari ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2022.