Sport

Ronaldo mund të rikthehet në Premier League

Descriptive Text

Cristiano Ronaldo nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Mediat italiane kanë raportuar të martën se ylli portugez është i pakënaqur te Juventusi dhe mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Madje, thuhet se portugezi mund të rikthehet te Manchester Unitedi. “Djajtë e Kuq” thuhet se janë të gatshëm t’ia plotësojnë kërkesat lojtarit. Drejtuesit e klubit anglez do t’i ofrojnë shërbimet e Paul Pogbas dhe një shumë të konsiderueshme parash për ta transferuar Ronaldon.

Ronaldo ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2022. 36-vjeçari ka qenë pjesë e Manchester Unitedit nga viti 2003 e deri në vitin 2009. Këtë edicion, Ronaldo ka shënuar 32 gola në 37 paraqitje për Juventusin.