Sport

Camavinga paralajmëron largimin nga Rennesi

Mesfushori francez Eduardo Camavinga sipas të gjitha gjasave do të largohet nga skuadra e Rennesit në fund të këtij sezoni. Mediumet franceze kanë njoftuar të hënën se Camavinga ka refuzuar kontratën e re, duke paralajmëruar largimin nga Rennesi gjatë kësaj vere.

Mësohet se drejtuesit e Rennesit i kanë ofruar Camavingas kontratën e re deri në vitin 2024, të cilën e ka refuzuar për shkak se po dëshiron ta vazhdoj karrierën në një klub më të madh. Camavinga ka kontratë me Rennesin deri në vitin tjetër.

Mesfushori 18-vjeçar këtë sezon ka një gol dhe dy asistime në 34 ndeshje kurse vitin e shkuar ka debutuar edhe me Francën, ku ka shënuar një gol në tri paraqitje.

Camavinga është produkt i Rennesit kurse është pjesë e ekipit të parë prej janarit të vitit 2019. Interesim për transferimin e tij, ka kohë që ka shfaqur skuadra e Real Madridit.