Sport

Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen Llapi - Drita

Llapi kaloi në epërsi që në minutën e dytë në takimin ndaj Dritës 1:0.

Sulmuesi Ahmed Jonuzi përfitoi fillimisht nga gabimi i Ard Limanit dhe më pas nga pasiguria e portierit Faton Maloku, për ta dërguar topin në rrjet për 1:0.

Por Drita barazon menjëherë shifrat, qysh në minutën e tretë.

Ard Limani shërbeu bukur Xhevdet Shabanin i cili arriti ta mposhte portierin vendas për 1:1.

Takimi është duke u luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë