Sport

Interi takohet me Barçën për Iniestan

Interi raportohet se është duke vëzhguar situatën e mesfushorit të Barcelonës, Andres Iniesta.

Kontrata e futbollistit skadon në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa mediat italiane raportojnë se drejtori sportiv i italianëve Piero Ausilio është takuar me Ariedo Bradan e Barçës të hënën për të diskutuar lidhur me transferimin e Iniestas.

Ausilio po ashtu thuhet se ka kërkuar shërbimet e anësorit Aleix Vidal.