Sport

Milani i jep ultimatum Donnarummas

Milani i ka dhënë ultimatum portierit Gianluigi Donnarummas për të vendosur për të ardhmen.

Drejtuesit e klubit italian tash e disa kohë janë në bisedime për vazhdimin e kontratës me Donnarumman por nuk kanë gjetur ende marrëveshjen.

Krerët e klubit kuqezi thuhet se i kanë dërguar ofertën portierit italian dhe kanë kërkuar nga ai të vendos përfundimisht për të ardhmen e tij.

Donnarumma ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij edicioni.

Portieri 22-vjeçarë për ta vazhduar qëndrimin po kërkon pagë më të lartë.

Interesim për portierin italian kanë shprehur Juventusi, PSG-ja.