Sport

Liverpooli në garë për Odegaardin

Skuadra e Arsenalit do të ketë konkurrencë të fortë për ta mbajtur mesfushorin norvegjez Martin Odegaard pas përfundimit të sezonit aktual. E përditshmja spanjolle “AS” ka raportuar të martën se në garë për shërbimet e Odegaardit është futur edhe skuadra e Liverpoolit.

Madje, bëhet e ditur se Liverpooli e ka njoftuar Real Madridin se është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për kartonin e Odegaardit. Mesfushori 22-vjeçar u huazua te Arsenali në janar të këtij viti dhe ekipi nga Londra ka opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit.

Odegaard ka bindur me paraqitjet e tij te Arsenali dhe trajneri Mikel Arteta po synon ta mbajë në ekip edhe sezonin tjetër. Ai ka shënuar një gol në nëntë ndeshje në Premier League me Arsenalin. Odegaard ka kontratë me Real Madridin nderi në vitin 2024.