Sport

Arsenali synon Hakimin

Skuadra e Arsenalit po synon transferimin e mbrojtësit të krahut, marokenin Achraf Hakimi. Mediumet angleze kanë njoftuar të hënën se Arsenali është i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë euro për ta bindur Interin për lirimin e 22-vjeçarit.

Tek Arsenali po besojnë se mund ta transferojnë Hakimin këtë verë duke pasur parasysh krizën financiare te skuadra italiane.

Hakimi para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Interit nga Real Madridi për 54 milionë euro dhe aktualisht është ndër lojtarët më të dalluar në ekipin e Antonio Contes.

Ka shënuar gjashtë gola e ka bërë po aq asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat.

Hakimi ka kontratë me skuadrën e Interit deri në verën e vitit 2025.