Sport

Allegri mund të kthehet te Juventusi

Descriptive Text

Massimiliano Allegri mund të kthehet te Juventusi gjatë kësaj jave. Gazeta italiane “Tuttosport” ka njoftuar të hënën se drejtuesit e Juventusit, saktësisht presidenti Andrea Agnelli është takuar personalisht me Allegrin. Allegri te Juventusi po shihet si personi i duhur për ta drejtuar Juventusin deri në fund të këtij edicioni pas rezultateve të dobëta.

Allegri në postin e trajnerit, do ta zëvendësojë Andrea Pirlon, i cili mund të shkarkohet në rast se Juventusi humb përballë Napolit, në ndeshjen që luhet të mërkurën në Torino. Allegri është i papunë prej verës së vitit 2019 kur u largua nga Juventusi pas pesë vjetësh, ku arriti të fitoj pesë herë rresht titullin e kampionit. Juventusi, aktualisht është në pozitën e katërt në tabelë dhe po rrezikon pjesëmarrjen në Champions sezonin tjetër.