Sport

Pastore do të largohet nga Roma

Mesfushori argjentinas Javier Pastore ka vendosur të largohet nga skuadra e Romës në fund të sezonit, kanë njoftuar mediumet italiane të premten. Pastore u ka bërë me dije krerëve të klubit se nuk dëshiron të qëndroj te Roma pas përfundimit të këtij edicioni. Ai po synon kthimin në Argjentinë kurse me Romën ka kontratë deri në vitin 2023. Pastore ndeshjen e fundit në Serie A me Romën, e ka luajtur në maj të vitit të shkuar për shkak të lëndimit që e pësoi në fund të vitit 2019.

“I kam edhe dy vite kontratë me Romën por dëshira ime është të kthehem në Argjentinë”, ka thënë Pastore.

Mesfushori 31-vjeçar është pjesë e Romës prej verës së vitit 2018 kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini e Palermo.