Sport

Hetemaj do të mbetet te Benevento

Mesfushori shqiptar Përparim Hetemaj, do të jetë pjesë e Beneventos, ekip që bën gara në Serie A, edhe për sezonin e ardhshëm. Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Hetemaj dëshiron ta vazhdojë kontratën me Beneventon që i skadon në fund të këtij sezoni, përkundër ofertave nga skuadrat tjera.

Ai këtë ua ka bërë me dije edhe drejtuesve të klubit, të cilët duan ta mbajnë në skuadër pas paraqitjeve të mira që i ka pasur këtë sezon. Te Benevento, pritet t’i ofrojnë Hetemajt, kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Mesfushori 34-vjeçar është pjesë e Beneventos prej vitit 2019 duke e ndihmuar ekipin që të ngjitet këtë edicion në Serie A. Ai këtë sezon ka 23 paraqitje në kampionatin italian. Hetemaj, karrierë në Itali ka bërë edhe te Chievoi e Brescia.